Suedi, 3 persona vdesin nga i ftohti

Në rajonin Vesternorrland në veri të Suedisë 3 persona kanë humbur jetën nga i ftohti ku ka patur reshje të dendura të borës dhe temperatura polare deri në minus 20 gradë Celsius, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë në Vesternorrland thuhet se 3 persona, të cilët kanë mbetur të bllokuar kanë humbur jetën nga i ftohti si pasojë e stuhisë së borës e cila ka përfshirë veriun e shtetit.

Ndërkohë, Instituti Meteorologjik i Suedisë ka lëshuar alarm të kuq në pjesën veriore të vendit për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të borës. Në këtë rajon ka ndërprerje në transportin tokësor, ajror dhe hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button