Çfarë efekte do të ketë Deklarata për mbrojtjen e kombit serb? (II)

Vijno nga shkrimi “Deklaratë për hegjemonizimin panserb (I)”.

Pavarësisht se çfarë është publikua fillimisht apo në ndërkohë për qëllimet e Deklaratës, nëse miratohet në kuvendin e shtetit,  mund të thuhet se ajo do të jetë një dokument orientues politik e juridik i shtetit, i politikës, i kishës, i diplomacisë, i shkencës dhe i kulturës së shtetit e të popullit serb, se si të sillën e veprojnë në të ardhmën, gjoja për mbrojtjen e identitetit, gjuhës, kulturës, traditës, trashëgimisë serbe në vendet ku ata jetojnë jashtë Serbisë.

Askush nuk po e rrezikon diasporen serbe, as nuk po ua mohon të drejtat elementare të përcaktuara me standardet ndërkombëtare: gjuhën, kulturën, traditën, tashëgiminë. Bile, janë  qytetarët më të privilegjuar në krahasim me diasporat dhe minoritetet tjera. Por këta kërkojnë diçka që nuk iu takon sipas asnjë standardi. Çka do të thotë, “mësimi i gjeografisë nacionale”, që përcakton Deklarata,  apo rritja e kapacitetit të shtetit serb, që e potencon Dodiku? A s’është ky pretendim mbi territoret e shteteve fqinje dhe formimit të Serbisë së Madhe?!

Inicimin e Deklaratës e kanë kritikuar kundërshtarët politik të regjimit aktual, sado që shumica prej tyre janë edhe më të këqij se vet regjimi,  po edhe qarqe tjera, duke theksua se askush nuk po ua rrezikon gjuhën, alfabetin, kulturën. Ata thonë se pushteti aktual, me Deklaratën e inicuar, po përpiqet të fitojë simpati dhe poena politikë, dhe po ia  tërheqë vëmendjen popullit nga problemet e përditshme. Vuçiqi me këso iniciativa: Dialogun e brendshëm për Kosovën  dhe Deklaratën për mbrojtjen e popullit dhe kombit serb, po e promovon vetveten si lider i serbizmit, si  mesii, shpëtimtar e “nestor”  i të gjithë serbëve në rajon e më gjerë, si një trashëgimtar i dinastisë së Nemanjiqve (për këtë dinasti  edhe po xhirohet një serial televiziv në Serbi).

Në mentalitetin “tariguz” serb, që moti është moto e tyre se “ku është një serb, apo një vorr serb, aty është Serbi”! Ata manipulojnë për qëllime politike, hegjemoniste e nacionaliste, duke mbledhur të gjallët e të vdekurit. Në vitin 1989,  i shetitën eshtrat e princ Llazarit, duke iu kënduar “tallkinin” nëpër kisha e qendra të ndryshme  anembanë ish-Jugosllavisë! Nga diaspora (nga Britania e Madhe) e kthyen trashëgimtarin e fronit mbretëror, Aleksandar Karaxhorgjeviqin, ndërsa nga Amerika e sollën  Millan Paniqin, një biznismen amerikan nga Kalifornia, e bënë kryeministër të Jugosllavisë së cunguar, dhe kur e vërejtën se nuk do të jetë në shërbim të synimeve të tyre, e përzunë andej nga kishte ardhur, duke e etiketuar si spiun amerikan.

Duke e mitizuar diasporën, serbët përpiqën ta shërojnë kompleksin e kombit të vogël, duke pretenduar krijimin e Serbisë së Madhe, me të gjithë serbët e  gjallë e të vdekur, brënda e jashtë Serbisë. Në këtë projekt, Kisha Ortodokse Serbe, gjithandej ku ka serbë nëpër botë, ka luajtur dhe luan rolin më të madh në ruajtjen e identitetit, homogjenizimit, ideologjisë e politikës hegjemoniste serbe, e më së paku merret me çështjet që i përkasin kishës në një shtet laik.

A do të jetë kjo Deklaratë një projekt i ri për Serbinë e Madhe, apo një Memorandum i ri, pak ma ndryshe nga ai i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i vitit 1986, që u bë detonator për shpërthimin e luftërave dhe shkatërrimin e përgjakshëm të Jugosllavisë, mbetet të shihet. Teksti autentik i Deklaratës nuk është publikuar akoma. Ata thonë se teksti është përgatitur, veçse nevojitën edhe ca korrigjime të vogla, para se t’iu dërgohet kuvendeve për miratim.  Sido që të jetë, konturat e saj janë dhënë në gjashtë pikat e përmendura më sipër, dhe ato sugjerojnë se çka do të përmbajë teksti. Në kohën e komunizmit, kur shqyrtohej ndonjë raport apo material tjetër, dikush nga udhëheqësit kishte thënë: “Materialin nuk e kam lexua, veçse kam vërejtje të shumta dhe serioze në te”! Aludimi është i qartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button