Ndotja e ajrit sfidë për autoritetet e qytetit

Ndotja e ajrit dhe tejkalimi i koncentrimeve të PM 10 grimcave mbi të lejuarën edhe më tej paraqesin problem jo vetëm për Shkupin, por edhe për qytetet tjera nëpër shtet.

Pas tejkalimit të pragut të definuar të alarmimit prej 200 µг/м3 të martën  sërish u aktivizuan masat e jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, ndërsa dje ato u ndërprenë.

Një pjesë e masave është edhe transporti falas publik në Qytetin e Shkupit i cili prej dje nga ora 20:00 është ndërprerë sërish.

Edhe krahas pastrimit të ajrit, nga Qyteti i Shkupit apelojnë deri te qytetarët të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë, më shumë persona të voziten në një automjet, të shfrytëzohet transporti publik, ndërsa për ngrohjen e shtëpive të shfrytëzohet dru i thatë dhe i pastër pa shtesa të tokës dhe mbeturinave.

Nga Qeveria paralajmëruan se po mendohet për plotësim të serisë së masave për uljen e ndotjes së ajrit.

“Këto janë masa ndërhyrëse të cilat e lehtësojnë gjendjen momentale dhe ato nuk janë zgjidhja përfundimtare për problemin me ndotjen e ajrit. Zgjidhja përfundimtare është procesi më i gjatë dhe ekzistojnë masa në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Është e nevojshme si duket më shumë kohë derisa të vijmë deri në fazën në të cilën do të kemi zgjidhje përfundimtare të problemit”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button