Tre raste me fruth në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

Regjistrohet rasti i tretë me fruth në Republikën e Maqedonisë.

Dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë sot deklaroi se tre rastet me fruth janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë dhe në Tetovë.

Potencon se njëri nga tre të prekurit është në moshë pesëmuajshe dhe nuk i është nënshtruar vaksinimit, personi i dytë është mashkull në moshë rreth 40-vjeçare dhe është i vaksinuar vetëm me një dozë të MRP-së, ndërsa rasti i fundit i cili është regjistruar më datën 23 të muajit të kaluar, është një fëmijë i moshës 5-vjeçare i cili ka marrë vetëm një dozë të vaksinës, transmeton MIA. 

“Nëse e përfunduam vitin që shkoi me rreth njëzet raste të fruthit dhe thamë se gjendja sipas të gjitha gjasave do të përmirësohet, për fat të keq kjo na tregon se fruthi është ende i pranishëm në vend dhe lehtë mund të infektohemi. Thirrja ime për institucionet të cilat kryejnë vaksinim është që maksimalisht t’i përmbahen kalendarit të vaksinimit, aktivisht të hulumtohen të gjitha rastet e personave të pavaksinuar dhe menjëherë t’u aplikohet vaksina me qëllim që të ulet kontakti, përkatësisht të parandalohet përhapja e këtij virusi”, tha Karaxhovski.

Theksoi se në Serbi dhe në Kroaci ka mbi një mijë persona të sëmurë, madje ka edhe të sëmurë rëndë.

“Këta persona, të gjithë që janë diagnostifikuar në Republikën e Maqedonisë, u hospitalizuan dhe tani për tani nuk patëm raste të rënda. Megjithatë, thirrja është që kalendari i vaksinimit të përmirësohet në mënyrë absolute, të ketë 95 për qind përfshirje me vaksinim për ato vaksina të cilat janë paraparë në kalendarin rutinor”, tha Karaxhovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP