Takim i ministrit Fazliu me përfaqësuesen UNDP-së Vinton

Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu është takuar me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Republikën e Maqedoni, Luisa Vinton.

Në takim, Vinton shprehu interesimin e UNDP-së për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në avancimin e reformës në sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit, si dhe në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë për sigurimin e rolit koordinues në nivel horizontal dhe atë vertikal.

Ministri Fazliu theksoi se e vlerëson lartë interesin e UNDP-së për vazhdimin e bashkëpunimit. UNDP është partner i përhershëm i Ministrisë në zbatimin e procesit të decentralizimit që nga fillimi dhe kuptohet se sfidat e kësaj fushe do të vazhdojmë t’i zgjidhim bashkërisht, tha ministri Fazliu.

Në takim u bisedua edhe për zbatimin e dy projekteve aktuale përmes së cilëve Ministria për vetëqeverisje lokale në bashkëpunim me UNDP është duke punuar për forcimin e kapaciteteve të komunave për përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve si dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes vendore, përmes vendosjes së sistemit për monitorimin e funksionimit të komunave, njofton Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button