Turqi, një klub amator futbolli paguan transferin me Bitcoin

 Një klub amator turk i futbollit ka transferuar një lojtar duke paguar me Bitcoin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Harunustaspor ka njoftuar se ka nënshkruar me 22-vjeçarin Omer Faruk Kiroglu duke paguar në kriptovalutë, gjë që, sipas klubit, paraqet rastin e parë në botën e futbollit.

“Ne vendosëm ta bëjmë këtë për t’u përmendur në Turqi dhe në botë. Klubi ynë po lufton për titull. Shpresoj që ky transferim me Bitcoin do të na sjellë titullin”, ka thënë kryetari i klubit Haldun Sehit në ceremoninë e nënshkrimit të martën vonë.

Kiroglut i janë ofruar 0.0524 në Bitcoin, rreth 530.4 dollarë si dhe 2.500 lira turke shtesë (666 dollarë) për pjesën tjetër të sezonit.

Harunustaspor, në provincën veriperëndimore Sakarya, luan në Grupin B të Divizionit Amator të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button