Kuvendi e miratoi Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillorë dhe të mesëm

Kuvendi sot miratoi propozim ligjin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillorë dhe të mesëm. Siç njoftoi zëvendësministri për arsim, Arbër Ademi, me ndryshimet e reja i hapet rrugë korrigjimit të shpejtë të gabimeve në tekstet shkollore, transmeton Tv 21. 

“Në qoftë se konstatohet se në një tekst shkollor të miratuar ka nevojë për korrigjim ose plotësim të tekstit shkollor, nga aspekti profesional, nga aspekti metodologjik, teknik, por ç’është e rëndësishme edhe aspekti i përkthimit dhe i adaptimit, atëherë shërbimi pedagogjik do të kërkojë nga botuesit, respektivisht nga autorët që të bëjnë plotësime dhe korrigjim të tekstit shkollor”, tha Arbër Ademi, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në qoftë se botuesit dhe autorët nuk i përmbahen kërkesave për ndryshimet e teksteve shkollore, atëherë ministria do t’u marrë lejen për përdorim të atij teksti shkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button