Jemen, 12 të vdekur në përleshjet në Aden

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe dhjetra janë plagosur në përleshjet midis forcave qeveritare dhe separatistëve jugorë në qytetin bregdetar jemenas Aden, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dhuna shpërtheu pasi dje u tha se forcat besnike ndaj Këshillit Kalimtar Jugor (STC) kanë okupuar selinë e qeverisë në Aden.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Saba, zyrtari i ministrisë Jalal Baoudah ka thënë se nëntë persona janë në gjendje të rëndë.

Mbetet e paqartë nëse mes viktimave ka edhe civilë.

Tensionet janë rritur në Aden që kur STC bëri thirrje për shkarkimin e qeverisë së kryeministrit Ahmed bin Daghr. STC akuzon qeverinë se ka çuar vendin drejt urisë dhe krizës.

Aden shërben si selia e përkohshme e qeverisë së presidentit Abdurabbu Mansur Hadi, e mbështetur nga Arabia Saudite, pasi në vitin 2014 rebelët Husi morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët e saj sunitë arabë, të cilët akuzojnë Lëvizjen Husi si aktor i Iranit, nisën një fushatë masive ushtarake në Jemen, duke synuar kthimin e territoreve të marra nën kontroll nga Husi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button