Prishtina me ajrin më të ndotur, institucionet pa masa për zbutjen e gjendjes

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor konfirmon së fundmi se Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në Kosovë, gjë e cila është synuar të përgënjeshtrohej deri tashti edhe nga institucionet, shkruan sot “Koha Ditore”.

E pos kësaj, Prishtina rezulton të jetë edhe një ndër qytetet më të ndotura të botës, pasi që sipas matësve të vënë në disa pika të kryeqytetit, ndotja e ajrit për ditë të tëra vazhdon të qëndrojë në parametrat me rrezikshmëri për shëndetin e njeriut shkaku i smogut.

Por, institucionet e vendit, ende nuk kanë ndërmarrë asnjë hap të dukshëm që do të ndikonte në zbutjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, përveç deklarimeve se po bëjnë matjen e ndotjes dhe kanë formuar komisione për hartimin e planeve se çfarë duhet bërë. Ndërkohë, që mjekët alarmojnë për shumëfishimin e numrit të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ndotjes së ajrit, duke paralajmëruar edhe rrezikun nga sëmundjet e rënda, siç është kanceri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button