Kulla e Ajfellit fik dritat në nderim të viktimave në Kabul

Në shenjë nderimi për viktimat e sulmit të fundit terrorist në kryeqytetin afgan Kabul, mbrëmë Kulla e Ajfelit në Paris fiku dritat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me vendimin e kryebashkiakes Anne Hidalgo, dritat në Kullën e Ajfelit u fikën pikërisht në mesnatë.

“Paris dhe parisienët janë me popullin afgan të cilët në mënyrë direkte janë ballafaquar me terroristët”, ka thënë kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo në rrjetet sociale.

Dritat në Kullën e Ajfellit janë fikur edhe më parë pas sulmeve terroriste në vende të ndryshme.

Këtë herë, kjo u bë për nder të të paktën 95 të vrarëve dhe 158 të plagosurve nga sulmi terrorist me bomba në Kabul, të cilat shpërthyen dje duke aktivizuar eksplozivët në një autoambulancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button