Çështja e emrit, është e vështirë rruga për Ciprasin deri në konsensus kombëtar

Bisedime me liderët e partive politike, ka pasur kryeministri grek gjatë ditës së djeshme me qëllim që të arrihet konsensus i gjerë kombëtar në çështjen për emrin. Të gjithë kryetarët i përsëritën pozitat e tyre mira të njohura, por me gjemba si duket do të jetë rruga për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Për rezultatin nga takimet, përmes fjalimit të drejtpërdrejtë, Aleksis Cipras, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, e njoftoi opinionin.

“Angazhohem se në periudhën e ardhshme me përgjegjësi patriotike do të synoj ndaj zgjidhjes së pranueshme të përbashkët”, tha kryeministri grek dhe sqaroi se është bërë përparim, por ende e gjatë është rruga deri në marrëveshje. Akeksis Cipras e përsësiti pozitën për emrin e ndërlikuar me përcaktim gjeografik dhe të përkohshëm, për përdorim gjithëpërfshirës dhe sqaroi se kjo do të thotë edhe ndërkombëtar edhe të brendshëm.

Shtoi se bashkëbiseduesve të tij nga partitë opozitare u ka sqaruar se ky vit është një dritare e hapur e mundësive për zgjidhje, “sepse udhëheqësia e re politike te fqinji nën Zaevin tregon vullnet për të negociuar”, por edhe se “qeveria e re e ka ndryshuar dhe në njëfarë mase e tërhequr retorika e irredentizmit të qeverive paraprake”, fakt që sipas Cipras mund t’i intensifikojë negociatat.

“Karakteristik ishte lëvizja e Zaevit ta riemërojë aeroportin e Shkupit, por edhe autostradën Selanik-Shkup nga ‘Aleksandri i Madh’ në ‘Miqësia’. Këto hapa simbolike nuk do të thonë se është zgjidhur problemi me irredentizmin, sepse vullneti politik i fqinjëve tanë duhet të marrë formën e angazhimeve të qarta dhe konkrete në kuadër të bisedimeve që zhvillohen si në korniza bilaterale, ashtu edhe në korniza të ndërmjetësuesit të KB-së”, tha kryeministri grek në fjalimin e mbrëmshëm deri te opinioni.

Aleksis Cipras theksoi se qeveria e tij ka vullnet dhe vendosmëri për mbyllje të problemit shumëvjeçar, duke i përsëritur linjat e kuqe greke.

“Në periudhën e fundit është bërë përparim, megjithatë mbetet rrugë e gjatë për t’u kaluar, që të arrijmë deri në një zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin, e ndërlikuar me përcaktim gjeografik ose të përkohshëm, që do të vlejë për të gjithë. Dhe kur themi për të gjithë, kjo ka të bëjë si për emrin ndërkombëtar, ashtu edhe për emrin në brendësi”, tha Cipras dhe theksoi se Greqia nuk ka ndaj askujt obligim ta zgjidhë çështjen, por kjo është në shërbim të interesave afatmesme dhe afatgjata dhe stabilitetit të Ballkanit.

“Nuk është aspak e rastësishme që në 25 vitet e fundit shumica e vendeve të KB-së e njohën vendin fqinj me emrin kushtetues. Ndërkaq emrin e përkohshëm të cilin Greqia e njeh nga viti 1995 e përfshin termin Maqedoni, por pa asnjë përcaktim që do ta pengonte mundësinë për kërkesa të ardhshme për territor ose historinë tonë”, sqaroi Cipras.

Në lidhje me bisedimet me liderët e partive politike dhe synimin e tij që të krijojë konsensus të gjerë kombëtar, kryeministri grek, në fjalimin e tij, tha se kanë këmbyer mendime dhe shfaqi shpresë se mund të gjendet gjuhë e përbashkët.

“Mendoj se me shumicën kemi pasur bisedë të sinqertë dhe të hapur që do të mund të sjell deri në përputhjen e pozitave politike dhe konsensuz më të gjerë, nëse arrijmë deri në marrëveshje”, theksoi Cipras, duke drejtuar kritika deri te lideri i Demokracisë së Re për shkak të pozitës që Kirijakos Micotakis e mori në takimin e tyre në mëngjes.

Në takimin me Cipras liderët e partive politike i shprehën qëndrimet e tyre dhe mendimet e tyre në lidhje me bisedimet për emrin. Pothuajse të gjithë thanë se problemi më i madh është irredentizmi dhe Kushtetuta e Maqedonisë.

Kryetari i partisë më të madhe politike greke Demokracia e Re, ka dhënë kritika të ashpra për mënyrën në të cilën qeveria greke drejton me çështjen konkrete dhe e akuzoi Ciprasin se i ka ndarë qytetarët.

“Nuk do t’i ndajmë grekët për t’i bashkuar shkupjanët”, tha Micotakis dhe e hodhi poshtë mundësinë për t’i dhënë mbështetje qeverisë për formimin e konsensusit më të gjerë kombëtar në çështjen për emrin.

Partitë qendrore majtiste Potami dhe koalicioni demokratik, njëjtë si dhe qeveria, mbështesin emër të ndërlikuar me përcaktim gjeografik, erga omnes.

Fofi Genimata, kryetarja e PASOK-ut dhe lidere e Koalicionit demokratik kërkoi garanci juridike, të cilat “do t’i shmangin irredentizmin dhe falsifikimin e emrit” së bashku me emrin e përbërë erga omnes me përcaktim gjeografik dhe konvokomin e takimit të liderëve,

Emri i ndërlikuar do të përmbajë një, e jo dy fjalë, në gjuhën maqedonase, pa përkthim, është ajo që propozon lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis, i cili mendon se irredentizmi është problem më i madh se emri.

Vasilis Levendis, ndërkaq, kryetar i unionit të centralistëve, nuk pajtohet me emrin e ndërlikuar me termin e përfshirë Maqedoni, i porositi Ciprasit të fillojë negociata nga zero dhe zbuloi se “Maqedonia e Re” është emri që përmendet si zgjidhje e mundshme.

Liderët e të gjitha partive politike që e kanë vizituar pallatin e kryeministrit, komentuan se Cipras është dashur shumë më herët t’i informojë për pozitat qeveritare dhe dhanë kritika deri te qeveria pse nuk ka një pozitë të vetme, duke e pasur parasysh atë se partneri i koalicionit Panos Kamenos është kundër emrit të ndërlikuar me temrin Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button