Si ta trefishoni fuqinë e sinjalit të WiFi në shtëpinë tuaj me këtë truk të thjeshtë!

Është një nga gjërat më acaruese momenti që ju duhet të lidheni me internetin e shtëpisë suaj, por sinjali i WiFi-së është shumë i dobët dhe ju duhet të lëvizni.

Ju sigurojmë që nuk jeni i vetmi person i cili kalon një problem të tillë, por lajmi i mirë është se si çdo problem dhe ky e ka një zgjidhje. Kjo zgjidhje është një alternativë e lirë dhe shumë e thjeshtë për t’u provuar në mënyrë që fuqia e internetit në shtëpinë tuaj të forcohet.

Andrés Pérez, do t’ju mësojë të ndërtoni këtë antenë në komoditetin e shtëpisë dhe më e rëndësishmja nuk do harxhoni asnjë qindarkë, sepse është e gjitha me materiale të riciklueshme.

Ju duhet një kanace e një pije të gazuar, tek e cila do largoni unazën dhe do prisni pjesën e poshtme kompletësisht dhe pjesën e sipërme derisa të lini 5 cm.

Më pas priteni gjatësisht për ta hapur, vendoseni antenën e ruterit ndërmjet vrimës nga ku del pija dhe ngjiteni kanacen me ruterin me plastelinë ose fiksojeni në mënyrë të tillë që të mos lëviz.

Është shumë e thjeshtë dhe nuk është e nevojshme të jeni IT ekspert ose inxhinier elektrik, që të gjithë mund ta bëjnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button