Ja çfarë thanë liderët e Maqedonisë pas takimit për çështjen e emrit

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit pesë-orësh të kryesisë politike në vend, u shpreh se është optimist se mund të gjendet një konsensus kombëtar mbi mosmarrëveshjen e emrit, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Shkup, mbahet takimi i liderëve për çështjen e emrit me Greqinë, ja kush është prezent (VIDEO)

“Ky ishte një takim informativ i ideve të propozuara të ndërmjetësit Matthew Nimetz. Ky proces kërkon përgjegjësi. Ne synojmë të sigurojmë progres dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Është e nevojshme të përfshihen të gjithë “,tha Zaev.

Ai shtoi se zgjidhja është e mundur nëse ka vullnet edhe nga ana e Greqisë.

“Ne do të vazhdojmë të negociojmë”, tha Zaev, duke shtuar se duhet të merret me kujdes për të mos u përçarë procesi i negociatave.

Ai nuk deshi t’i komentoj pozicionet greke, por paralajmëroi se do të formohen grupe punuese për librat.

“Nuk do t’i komentoj pozicionet greke. Unë jam optimist që mund të gjendet një konsensus kombëtar lidhur me këtë çështje”, tha Zaev.

Për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ky takim koordinativ, ka qenë nja nga takimet më të frytshme lidhur me këtë çështje.

“Ky ishte një nga takimet me të frytshme. Ishim të informuar lidhur me takimin e Zaevit me Cipras. E vlerësoj dialogun për gjetjen e një zgjidhjeje. Ky është fillimi i përfundimit të një procesi për Maqedoninë. E rëndësishme është që të jemi pjesë e NATO-s në qetësi dhe stabilitet”, tha Ahmeti.

Presidenti Ivanov pas takimit gjithashtu deklaroi se ishte një takim informativ.

“Ky ishte një takim informativ, ku kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme na informuan lidhur me procesin e dialogut për zgjidhje e çështjes së emrit. Nuk mund te deklaroj me shumë detaje për atë se çfarë u bisedua, por jam realist me përvojë. Pres që Qeveria të na informoj lidhur me të gjitha aktivitetet lidhur me këtë çështje. Ky proces do të vazhdojë të jetë nën kornizat e Kombeve të Bashkuara. Për të mos pasur presione u pajtuam që të mos komentojmë për propozimin”, tha Ivanov.

“Ministri Dimitrov dhe kryeministri Zaev na informuan lidhur me negociatat dhe u prezantua propozimi i Nimic, i cili është pak a shumë i njohur për publikun. Nga ky moment e më tutje i gjithë procesi për mbarëvajtjen e negociatave për çështjen e emrit me Greqinë është i Qeverisë. VMRO-DPMNE është përkrahës i fortë dhe qëndron në pozitën që Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe VMRO-DPMNE qëndron në mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP