Shkupi tjetër barazim pa gola në Antali

Edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia, Shkupi e ka mbyllur me barazim pa gola. Edhe pse skuadra e Shkupit ka kohë që nuk kishte përvojë me ekipet ndërkombëtare, por kushtet e mira për punë dhe padyshim angazhimi i stafit të trajnerëve ka bërë që futbollistët të jenë të përgatitur edhe ndaj ekipeve të ligave mjaft më të forta se e Maqedonisë.

Në duelin e sotëm ndaj skuadrës së Premier Ligës së Ukrainës, Shkupi tregoi më shumë nga loja dhe arriti të krijon disa raste ideale për të shënuar. Edhe pse vetëm dy ditë më parë Shkupi luajti një ndeshje shumë të vështirë ndaj Qarabagut, lojtarët edhe sot treguan shkathtësitë e tyre.

Në pjesën e parë vlenë të veçojmë tentimet e Stojkoskit, Jasharoskit dhe Bajramit, por goditjet e tyre nuk përfunduan asnjëherë në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë Shkupi kishte iniciativë, edhe përkundër asaj që trajneri Nuhiu u dha mundësi të gjithë futbollistëve që të futen në lojë. Rastin më të mirë 15 minuta para fundit e kishte Bazhe Ilijoski i cili në zonën e rrezikut kaloi disa futbollist, por që në fund një nga mbrojtësit e Steel arrin të largojë topin vetëm para portës portierit. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP