Çeki: Milos Zeman është zgjedhur edhe për një mandat presidencial

Presidenti prorus, Milos Zeman, është rizgjedhur president i Çekisë edhe për një mandat pesëvjeçar. Rezultatet zyrtare pas numërimit të 96.87% të fletëvotimeve tregojnë se Zeman ka fituar me 51.95% të votave, ndërsa rivali i tij proevropian, Jiri Drahos, i ka fituar 48.04%. Zoti Drahos e ka pranuar disfatën, shkruan REL.

Zeman, 73 vjeçar, prej vitit 2013 është president i Çekisë, që është në masë të madhe funksion ceremonial.

Ai ka shkaktuar kundërthënie duke shprehur pikëpamje kundër migrantëve, pastaj me denigrim të myslimanëve dhe përmirësim të raporteve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në kohën kur shumë në Evropë kanë shprehur shqetësim për përzierjen e Moskës në punët dhe në zgjedhjet perëndimore.

Zeman, po ashtu, synon marrëdhënie më të afërta me Kinën.

“Dëshiroj ta uroj fituesin e zgjedhjeve, Milos Zeman”, i tha Jiri Drahos, 68 vjeçar, masës së mbështetësve të vet.

Drahos dikur ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Çekisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button