“Jugohrom”, vendosja e filtrave po mbahet në fshehtësi

Vendosja e filtrave në Kombinatin Jugohrom po mbahet në fshehtësi. Edhe përkundër tentimeve të ALSAT-m që të marrë më shumë informata rreth rrjedhës së procesit të vendosjes së filtrave, udhëheqësia e këtij kombinati parapëlqen të heshtë.

“Dyshimet shtohen edhe më tepër meqë ditëve të fundit, nuk përgjigjen as në telefonatë drejtuesit e Jugohromit, dhe nuk pranojnë as me shkrim që të japin informata mbi atë nëse po punohet ose jo me vendosjen e filtrave pas nënshkrimit të kontratës me firmën e cila duhej të bëj konstruksionin”.

Ndërkohë kreu i Sindikatës së punëtorëve të Jgohromit Bajram Amiti, shprehet optimist dhe shfaq shpresën se në muajin mars Kombinati mund të filloj sërish me punë.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button