Seancën për shkarkimin e Gashit, Albin Kurti e shndërroi në seancë humori! (VIDEO)

Të qeshurat kanë mbizotëruar në interpelancën e parë të kryeministrit për vitin 2018, ku është përgjigjur gjerë e gjatë për veprimin e vartësit të tij, Dardan Gashi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ironizoi me veprimin e Gashit, duke thënë se arma në dorën e tij nuk ka terezi dhe se duhet evakuar popullata kur Gashi paraqitet me armë në dorë.

Por, Konjufca ka thënë ta kuptojë atë pasi nën ndikimin e asaj atmosfere njeri edhe bëhet trim.

Por kjo nxiti një kundërpërgjigje të shpejtë të Bilall Sherifit nga NISMA, i cili tha se rakia ndikon më pak se bari që aktivistët e Vetëvendosjes i shtyu në orgji seksuale.

Derisa debati vazhdoi mes teorive nëse gjuajtja me armë është traditë e lashtë apo vepër penale, deputeti Nahit Hasani, shfrytëzoi rastin të tregojë njohuritë e tij rreth kësaj tradite dhe legjendave për të.

Ndërsa për deputetin e Nismës, Milaim Zeka, kjo ishte interpelanca më e kotë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës deri më tash.

Seancë e nxehtë në Kuvendin e Kosovës, Dardan Gashi nuk shkarkohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button