PSG-ja lejon transferimin e Neymarit te Reali, por me një kusht

Ylli brazilian, Neymari është synimi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Goal raporton se klubi aktual i tij, PSG-ja është i gatshëm të shesë brazilianin te gjiganti spanjoll por vetëm me një kusht.

Sipas këtyre raporteve thuhet se PSG-ja do ta lejojë largimin e tij në verë, vetëm nëse klubi do të shënojë sukses këtë sezon në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka premtuar brazilianit se do të lejojë rikthimin e tij në Spanjë nëse këtë sezon ia sjell klubit të tij Ligën e Kampionëve.

25 vjeçari në verën e vitit 2017 u transferua për shifrën rekorde, 222 milionë euro, nga Barcelona te PSG-ja, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button