Rritësi i derrave që masakroi 49 gra dhe u shiti mishin

Një histori në kufijtë e realitetit dhe trillerave/horror hollivudianë. Në vitin 2002 u arrestua me akuzën e vrasjes së 49 grave, kryesisht prostituta që më pas i merrte në fermën e tij, ku i vriste.

Robert Pickton, 68 vjeç është në burg për krimet mostruoze të kryera në një periudhë disavjeçare. Ai zotëronte një fermë me derra në zonën British Columbia në perëndim të Kanadasë, transmeton Top Channel. 

Pickton u zbulua nga një agjent i infiltruar dhe rrëfimin e bërë në atë kohë, autoritetet kanadeze e kanë publikuar vetëm tani. Në fjalët e tij në momentin e arrestimit dhe më vonë ai pranon vrasjen e 49 grave, coptimin e trupave të tyre dhe më pas shitjen së bashku me mishin e derrit. Ajo që shton edhe më tepër dozën e mizorive të tij, është se 68-vjeçari nuk ka fare pendesë.

“U tregova i mefshtë! Më duhej edhe një, edhe një për të kapur 50-tën”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button