Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për Transport, Lidhje dhe Ekologji, për Punë dhe Politikë Sociale dhe për Financim dhe Buxhet.

Në rend dite të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për komunikimet elektronike dhe propozim ligji për ndryshimin e ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, të dyja në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për mbrojtje të fëmijëve, për inspektimin e punës, për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, të gjitha në lexim të dytë, si dhe për pagën dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë, të parashtruara prej një grupi të deputetëve.

Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet është propozim ligji për ndryshimin e ligjit për shfrytëzimin dhe dispozicionin me gjësende në pronë shtetërore dhe me gjësende në pronë komunale në lexim të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP