Arrihet marrëveshje për rihapjen e Qeverisë amerikane

Mbyllja e Qeverisë amerikane do të përfundojë pasi republikanët dhe demokratët e Senatit kanë arritur marrëveshje për ligjin e financimit, transmeton REL. 

Demokrati Chuck Schumer tha se partia do të votojë për rihapjen e qeverisë dhe se negociatat me republikanët për migrimin do të vazhdojnë.

Qeveria është mbyllur mesnatën e së premtes, pasi palët nuk kanë arritur të merren vesh për ligjin për financat, ndërsa pikë kryesore e mosmarrëveshjes ka qenë imigrimi.

Demokratët po punojnë për kalimin e një legjislacioni, i cili do t’i mbrojë imigrantët e rinj nga dëbimi.

Schumer tha se mbyllja treditëshe e qeverisë pritet të përfundojë brenda orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button