4 deputetë kanë paraqitur harxhime rrugore për veturë edhe pse nuk kanë veturë?

Të dhënat e harxhimeve për rrugë të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, të cilat i kanë dorëzuar deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dhe të dhënat nga raporti i Kuvendit, në të cilin shkruhet se çdo deputet nga sa para kanë marrë nga ky institucion për harxhimet e rrugëve në periudhën prej dhjetorit 2016 deri në tetor të vitit 2018 janë të ndryshme. Gjegjësisht, disa deputetë kanë marrë para për harxhim të rrugës, duke theksuar se po shfrytëzojnë veturë, ndërkaq të njëjtët fare nuk kanë paraqitur se kanë veturë, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Antikorrupsioni, katër deputetë që kanë kërkuar para për pagesë të harxhimeve të rrugës, gjegjësisht për shfrytëzimin e automobilin e tyre personal për qëllime zyrtare, fare nuk posedojnë veturë. Deputetët Vankover Mançev, Branko Branko Manoillovski, Nada Cipusheva dhe Magdalena Manaskova nga dhjetori i vitit 2017, bashkë kanë marrë rreth 18.000 euro për shfrytëzimin e veturave të tyre private, por ata, sipas Antikorrupsionit, nuk kanë fare vetura.

Prej këtyre katër, më së shumti para ka marrë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vankover Mançev, madje 448 mijë  denarë, i cili përveç që posedon banesë në Shkup dhe prindërit e tij postojnë edhe 3 banesa në Strumicë dhe Dojran, ai nuk ka paraqitur se familja e tij, ose vetë ai, posedon automobil privat, të cilin do të shfrytëzonte si deputet, shkruan “Nova Makedonija“.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Branko Manoillovski, edhe pse sipas të dhënave të  Antikorrupsionit është multimilioner. Ai posedon ndërtesë me vlerë prej 1 milion euro, ai merr dhjetëra mijëra euro qira dhe ka llogari devize me 1 milion e gjysmë dollarë, por megjithatë ai nuk posedon automobil. Edhe pse nuk ka veturë, ai megjithatë ka marrë nga Kuvendi 4.000 euro për harxhime rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button