Liban, gjenden të ngrirë 14 refugjatë nga Siria

Të paktën 14 refugjatë sirian u gjetën të ngrirë në një zonë malore me dëborë pranë kufirit në Liban.

Një trup i pajetë u gjet të shtunën ndërsa të tjerët u gjetën të premten në një rrugë ku kalonin kontrabande në zonën e al-Masnaa. Mes viktimave të gjetur të ngrirë në dëborë ishin dhe dy fëmijë.

Tre refugjatë të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, njoftojnë mediat lokale.

UNICEF e quajti tragjike vdekjen e fëmijëve dhe emigrantëve.

Njerëzit sirianë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre në një kërkim të dëshpëruar për siguri dhe strehim” tha Geert Cappelaere, Drejtori rajonal i UNICEF për Lindjen e Mesme.

Cappelaere tha se “vdekja e dy fëmijëve ishte një kujtesë për punën që duhet bërë. Duhet të rrisim ndihmat për fëmijët e refugjatëve. Nuk kemi asnjë justifikim, nuk mund të vazhdojmë të humbasim më fëmijë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button