Rafael Nadal në çerekfinale të Australian Open

Tenisti i renditur si i pari në botë, Rafael Nadal, është plasuar në çerekfinalen e Australian Open, ku pas katër orë lojë eliminoi argjentinasin Diega Schëartzmana me 6:3, 6:7 (4), 6:3, 6:3, raporton Anadolu Agency (AA).

Spanjolli pa shumë problem fitoi setin e parë, ndërsa më pas Schwartzman ktheu dhe barazoi me 1:1. Argjentinasi nuk pati forca që të vazhdojë me ritmin e njëjtë, ndërsa ndeshja përfundoi pas tre orë e 53 minutash lojë.

Nadal, i cili këtë vit lufton për titullin e dytë në Australian Open dhe Grand Slam-in e 17-të, në çerekfinale do të luajë kundër tenistit të gjashtë në botë Marin Çiliç.

Tenisti kroat për herë të 11-të në karrierë siguroi çerekfinale në një turne Grand Slam-i pasi mposhti spanjollin Pabla Carreno-Bustu me 6:7 (2), 6:3, 7:6 (0), 7:6 (3).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button