Turqia bombardon kundër kurdëve në Siri: Neutralizuam 108 objektiva (VIDEO)

Avionët luftarakë turk kanë nisur sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në Sirinë veriore. Një lëvizje kjo që me gjasë do shkaktojë tensione me SHBA, raporton BBC.

Turqia dëshiron të përzërë kurdët, të cilëve u quan terroristë, nga rajoni Afrin që shtrihet përgjatë kufirit jugor. Disa grupe kurde janë aleatë të SHBA kundër grupit të Shtetit Islamik. Rusia ka larguar trupat e saj nga Afrin, duke njoftuar se është e shqetësuar, por nuk do të ndërhyjë. Ndërsa Siria denoncoi “agresionin” dhe “sulmin brutal” të Turqisë, transmeton Syri.net.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu Agency”, në lidhje me operacionin shkruan: Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” avionët luftarak të TSK-së në shtatë rajone kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. TSK poashtu njofton se 72 avionë janë kthyer në siguri në bazat e tyre për t’u përgaditur në detyrat pasuese.

Në një deklaratë me shkrim nga TSK thuhet se, “Operacioni i ‘Degës së Ullirit’, i cili është nisur nga TSK në ora 17.00 (sipas orës lokale) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre, po vazhdon ashtu siç është planifikuar”.

Në deklaratë theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, sidomos ato me numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014), si dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’, e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.

“Në fillim të operacionit forcat ajrore kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara në shtatë rajone, të cilat nga organizata terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. 72 avionë të cilët morën pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurt për t’u përgaditur në detyrat pasuese. Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, njofton më tej TSK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP