Diagnostikimi i kancerit, së shpejti me një analizë gjaku

Një hap përpara në luftën kundër kancerit: nga gjaku do të bëhet i mundur të diagnostikohen menjëherë 8 nga format më të zakonshme të kancerit, mbi bazën e një testi të ri që kombinon analizat e ADN-së dhe të proteinave tumorale si dhe ka një besueshmëri që shkon nga 69% deri në 98% të rasteve sipas tipit të formës. Lajmi është bërë i ditur nga revista “Science” dhe studiuesit e “John Hopkins University” të Baltimorës.

Vizioni final i tyre, sigurisht nëse teknologjia do të funksionojë siç pritet, është një test i detyrueshëm i përvitshëm që të zbulojë kancerin në fazat e para dhe të shpëtojë jetë.

Ekspertë britanikë thanë se, rezultatet e para të metodës së re janë shumë emocionuese. Megjithatë, ata pranuan se ka nevojë për më shumë punë, për të vlerësuar efektshmërinë e diktimit të tumoreve në fazat e para.

Tumoret çlirojnë gjurmë të vogla të ADN-së së tyre mutante dhe proteinat që krijojnë në gjak. Analiza e re kërkon pikërisht këto, ose më saktë mutacione në 16 gjene që zhvillohen nga kanceri dhe 8 lloje proteinash që çlirohen.

Metoda e re u testua me 1.005 pacientë me kancer në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, zorrën e trashë, ezofag, gjoks dhe mushkëri, që nuk ishte përhapur në organe të tjera.

Analiza zbuloi praninë e kancerit nga shqyrtimi i gjakut në 70% të rasteve. Shkencëtarët thonë se metoda e re është ende në përmirësim e sipër, por nëse ajo do të mundësojë zbulimin e kancerit, atëherë kur është ende e mundur të hiqet kirurgjikalisht, ndryshimi për pacientët do të ishte si nata me ditën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP