Sindikata e Policëve: Dëmshpërblim jo i drejtë dhe kushte të këqija e policëve të burgjeve

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot në Tetovë e ka mbajtur kuvendin e dytë të rregullt. Sipas kryetarit të Sindikatës Goce Dellçev Todev, pikat kryesore për diskutim në kuvend janë gjendja me dëmshpërblimet e 50 të plagosurve dhe familjeve të 18 policëve në krizën e vitit 2001, por edhe avancimin e pozitës së policëve të burgjeve dhe administratës së burgjeve, njofton Portalb.mk.

Në seksionin e zyrtarëve të pensionuar policor, e cila aktivisht punon në problemin e dëmshpërblimeve  të të plagosurve dhe familjeve të të vrarëve, janë të anëtarësuar rreth 480 persona, tha udhëheqësi i i seksionit Aco Stojanovski.

“Rreth 560 përfaqësues të forcave të sigurisë të vitit 2001 që janë plagosur, rreth gjysma e tyre janë përfaqësues të ARM-së dhe të gjithë janë dëmshpërblyer, ndërkaq te policët ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe diskriminim pasi që një pjesë e familjeve të të vrarëve janë dëmshpërblyer, ndërkaq 18 ende presin për atë. Te të plagosurit, ka raste kur me të njëjtën veturë janë plagosur, ndërkaq dikush është dëmshpërblyer dhe dikush jo, këtu ka 50 policë të plagosur që nuk janë dëmshpërblyer”, deklaroi Stojanovski.

Goran Risteski, i cili e udhëheq sindikatën e policisë së burgut, theksoi se në të janë të anëtarësuar nëntë organizata sindikaliste nga gjithsej 12 burgje të shtetit. Sipas tij, Maqedonia si shtet kandidat për anëtarësim në BE duhet që të aplikojë rregulla evropiane të burgut për policët e burgut dhe administratën.

“Problemet tona më të mëdha janë pagat e ulëta, mospasja vlerësim të drejtë të punës, ekzistimi i kërcënimeve verbale dhe fizike nga të burgosurit dhe familjarët e tyre, mosrregullim të pensionimit, pasi që 12 vjet përpara vitit 2016 kemi marrë paushallë që nuk hyjnë në rroga dhe për atë nuk paguhen kontribute, kështu që anëtarët tanë kur të pensionohen do të kenë pensione më të vogla. Në pozitë të njëjtë janë edhe administrata e burgjeve”, deklaroi Risteski.

Ai informoi se kanë nënshkruar marrëveshje me 17 avokatë dhe shoqata avokatore që t’u mundësojnë anëtarëve të tyre mbrojtje ligjore nga rreziqet me të cilat çdo ditë përballen në punën e tyre gjatë kontaktit me të burgosurit dhe familjarëve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button