Zaharieva: Është reale qe Maqedonia këtë vit t’i fillojë bisedimet me BE-në (VIDEO)

“Është reale që të pritet që Maqedonia këtë vit të marrë ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, njofton Portalb.mk.

Ajo megjithatë  i përmendi dy kushte: avancimin në bisedimet për emrin e shtetit dhe planin për reforma.

Zaharieva theksoi se Maqedonia ka status kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por politika e saj e moszgjidhjes së problemit me fqinjët e solli deri në atë që të mos fillojnë bisedimet për 12 vite.

“Gëzohem që Qeveria e Maqedonisë e ka kuptuar që politika “kundër” nuk është politikë e vlerave evropiane”, deklaroi Zaharieva.

Ministrja bullgare për Punë të Jashtme, në një intervistë për “Darik”, më detajisht flet edhe për nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button