Vaksina kundër fruthit shkakton autizëm? Përgjigjet specialistja e ISHP-së

Numri i fëmijëve të prekur nga fruthi në Shqipëri ka shkuar në 20. Pranë shërbimit pediatrik në QSUT, ata po marrin kujdesin mjekësor, por mbetet ende rrezik përhapja e virusit. Shumë prej prindërve kanë shfaqur ditët e fundit shqetësimin se vaksina kundër këtij virusi mund të shkaktojë autizëm te fëmijët e tyre, por specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka treguar si është situata në Shqipëri dhe se kjo frikë nuk duhet të ekzistojë.

Bino thotë se fruthi në Shqipëri hyri nga kontakti i një fëmijë me një burrë nga Kosova, në ambientet e QSUT-së. “Fruthi në Shqipëri hyri nga kontakti i një fëmijë me një burrë nga Kosova, në QSUT. Nuk ka vend për panik në vendin tonë, pasi nuk ka një epidemi masive. Por ekziston rreziku që fëmijët e pavaksinuar të preken nga fruthi. Këshillojmë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, të mos hezitojnë, pasi në të kundërt, fëmijët e tyre rrezikojnë më shumë. Kujtojmë se fruthi përhapet përmes ajrit, prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, mos të çojnë fëmijët në spitale apo pediatri pa qenë nevojë urgjente. Të shmangin kontaktet me ambientet ku mund të merret virusi”, u shpreh Bino.

Fëmijët e prekur nga virusi i Fruthit janë të gjithë nën moshën 3 vjeç e mes tyre ka edhe fëmijë nën dy vjeç të gjithë të pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila të mbron 100 për qind nga fruthi, shytat dhe rubeola. Shkak për mosvaksinimin në moshën 1-vjeçare të fëmijëve janë prindërit që mendojnë se vaksina shkakton efekte anësore të spektrit autik. Mes prindërve që nuk i vaksinojnë fëmijët ka edhe besimtarë të disa sekteve brenda besimit islam, që mendojnë se vetë vaksina është përhapës i sëmundjeve të rënda. Bino thekson se vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm.

Sa i takon vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm. Është e vërtetë se disa prindër hezitojnë për t’ia bërë vaksinën fëmijës së tyre. por janë kryer qindra studime që vërtetojnë se vaksina nuk shkakton autizëm. Vetë fruthi shkakton probleme të mëdha tek njeriu, sidomos tek fëmija. Mund të shkaktojë probleme që mbeten për gjithë jetën. Nuk duhet të shtyhet vaksina kundër gripit”,- tha Bino.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP