Turqia ka interesa legjitime përgjatë kufirit të Sirisë

Zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul tha se mbrojtja e kufijve të Sirisë është legjitime dhe tejet e rëndësishme për Turqinë. Ai tha se shpresojnë se qeveria e Turqisë do të veprojë në mënyrë të vetëpërmbajtur në çështjen e dërgimit të ushtarëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Breul në një konferencë për media në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në një pyetje lidhur me përgatitjet e Turqisë për operacionin në Afrin tha se po i ndjekin nga afër zhvillimet për çështjen në fjalë.

“Sigurisht që po e përcjellim nga afër gjendjen në veri të Sirisë dhe i kemi marrë parasysh edhe deklaratat e fundit të Turqisë. Presim dhe shpresojmë që ashtu si deri më sot, Turqia të veprojë me vetëpërmbajte në aspektin politik dhe ushtarak. Por, në të njëjtën kohë është e qartë se Turqia ka interesa legjitime përgjatë kufirit të Sirisë. Këto kanë një rëndësi të madhe për Turqinë. Në këtë aspekt, edhe këto duhet të merren parasysh”, deklaroi Breul.

Ai thotë se ajo çfarë është e rëndësishme për Gjermaninë është që të vazhdohet në mënyrë intensive lufta kundër organizatës terroriste DEASH në Siri dhe kundër të gjitha organizatave tjera terroriste të cilat janë vazhdim i kësaj organizate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button