Bisedë mistike me Bastri Çapriqin

Lamtumirë e mirupafshim në botën e poezisë së mirëfilltë të përtejme, i nderuar Bastri!
E ç’të duhet tani e tutje arti i kësaj bote të vogël e të pistë njerëzore.
Letërsia madhështore, arti e estetika e vërtetë është atje ku ju keni shkuar,   që nga vdekja juaj e andaj, Bastri, e shihni atë bukurinë e gjallë e të vërtetë artistike, atë ajkën e bukurive dhe përjetimeve shpirtërore, arti i përtejmë poetik është i mrekullueshëm e fascionante.

Poezitë e kësaj bote janë të përlyera me frymëzime epshore trupore, me dashurira jo të sinqerta, me kiçe e shunde,  me mëkate e rrena, me mashtrime e trillime me inate e xhelozira, me frymëzime falce e teorike letrare.

Arti poetik i këtushëm është me dhimbje e hidhërime, me lot e pikëllime, me mallkime poetike, me endrra mashtruese e genjeshtra imagjinative, i përtejmë është i magjishëm e i harmonishëm, i këndshëm e me inspirime mistike qiellore, i vargëzuar bukur, i rimuar me melodi të embël ritmike, me engjuj e muza hyrishë frymezuese, me lloje anfiteatrosh parajsore, me frymëzime e ushqime shpirtërore-qiellore, jo më trupore-tokësore, me ndjenja frymëzimesh alivanosjesh nga bukuria e kënaqësia e shumëllojshme, me ngjyra lulesh të ndryshme parajsore, që do dehesh me shijen e aromave poetike hyjnore parajsore, poeti nderuar Bastri!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button