Kupa e Mbretit, Barcelona pëson humbjen e parë sezonale

Barcelona thyhet më në fund! Skuadra katalanase pësoi humbjen e parë sezonale, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, që ishte edhe një derbi me Espanyolin, ku u mposht me rezultatin 1-0, transmeton Top Channel.

Heroi për bardheblutë e Quique Sánchez Flores u bë Melendo, me golin e shënuar në minutën e 88, ndërkohë që më parë Barcelona kishte mundësinë për të shënuar me Messin me një 11-metërsh, por portieri Diego Lopez e priti gjuajtjen e tij, ashtu siç kishte bërë edhe 10 vite më parë, sërish në një ndeshje të Kupës.

Sevilla, nga ana tjetër, hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, pasi mundi Atletico Madridin në “Wanda Metropolitano” me rezultatin 2-1.

Deri në minutën e 73-të rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 0-0, kur Diego Costa i dha avantazhin Atleticos. Por andaluzianët e drejtuar nga Vincenzo Montella reaguan shumë shpejt, duke barazuar në minutën e 80 falë autogolit të Moyas, ndërkohë që dy minuta nga fundi Joaquin Correa shënoi golin e fitores për Sevillan.

Me rezultatin 2-1 fitoi edhe Valencia ndaj Alaves, finalistes së Kupës sezonin e kaluar. Ndeshja u zhvillua në “Mestalla” dhe ishin miqtë e Deportivo Alaves që kaluan në avantazh me Ruben Sobrino, por Valencia e përmbysi këtë disavantazh me gola të Guedes dhe Rodrigo Morenos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button