Ja çfarë është biseduar në takimin Ivanov – Stoltenberg

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov  sot e ka pranuar sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton Portalb.mk.

Në takim është diskutuar për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, për reformat në Mbrojtje dhe Siguri në pajtueshmëri me standardet e NATO-s, por edhe për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimin me Aleancën Veriatlantike.

Presidenti Ivanov dhe sekretari gjeneral Stoltenberg, kanë vlerësuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Aleancës janë në nivel të lartë dhe e kanë theksuar kontributin e Armatës së Maqedonisë në korniza të misioneve paqësore ndërkombëtare.

“Republika e Maqedonisë me paqësorët e saj, vazhdimisht i ndan vlerat dhe obligimet e Aleancës, prej atje, është e patjetërsueshme që sa më shpejtë t’i ndajmë edhe përfitimet që i sjell anëtarësimi”, tha Ivanov, duke shtuar që Maqedonia do të vazhdojë edhe më tej që aktivisht të kontribuojë në sigurinë e paqes globale dhe sigurisë, nëpërmjet pjesëmarrjes dhe mbështetjes në misionet e udhëhequra në NATO.

http://portalb.mk/496276-i-pari-i-nato-s-stoltenberg-ne-takim-me-shekerinsken-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button