Çështja e emrit, Qeveria do ta analizojë kornizën e propozuar nga Nimici

“Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas rundit të mbrëmshëm të bisedimeve në Nju Jork të ndërmjetësuesit Methju Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, njofton Portalb.mk.

“Pas analizës së kujdesshme të kornizës së Nimic, që e ka prezantuar përpara negociuesve në Nju Jork, nga Qeveria paralajmërojnë në pajtueshmëri me rëndësinë e çështjes për interesat shtetërore, do të vazhdojë procesi i ndërtimit në mënyrë sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e Republikës së Maqedonisë. Aktivisht po krijohen kushte për lëvizje të proceseve më parë, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët, duke i pasur parasysh dallimet. Komunikimi i freskuar lë përshtypje të mirë, e cila krijon hapësirë për qasje miqësore dhe  ndërtimin e besimit reciprok”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, ndërmjetësuesi Nimic, tha se është optimist se zgjidhja e kontestit 27-vjeçar të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është e arritshme.

“Kam shumë shpresë se ky proces po lëviz në drejtim pozitiv”, tha Nimic në Nju Jork, pas takimit me diplomatët e të dyja vendeve.

Gjatë bisedimeve, ai ua ka prezantuar negociatorëve, një propozim për kompromis, i cili tani do të diskutohet nga Shkupi dhe Athina.

Nimic nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban propozimi.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Kontesti daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë dhe ai i ka komplikuar përpjekjet e këtij vendi për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në Kombet e Bashkuara, Maqedonia njihet formalisht si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button