“Tërbohet” Trump, nxjerr nga zyra gazetarin e CNN (Video)

Akuzat mbi gjuhën vulgare të përdorur në drejtim të emigrantëve duket se e acarojnë Presidentin amerikan Donald Trump, transmeton Gazeta Shqip.

Irritimin ai e shfaqi publikisht në Zyrën Ovale, duke e nxjerrë prej andej reporterin e njohur të CNN, Jim Acosta, pasi korrespondenti i lartë i rrjetit të Shtëpisë së Bardhë i drejtoi një pyetje mbi deklaratën fyese.

Acosta e ka ndërprerë Trump gjatë bashkëbisedimit me median, duke thirrur tre herë “Z. President”, para se të merrte vëmendjen e Trump.

“Doni që më shumë njerëz të vijnë nga Norvegjia? A keni thënë se keni kërkuar më shumë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë zoti President?”, iu drejtua ëmbëlsisht Acosta.

“Unë dua që ata të vijnë nga kudo … kudo. Ju faleminderit shumë të gjithëve”, u përgjigj Trump ndërsa Acosta vazhdoi pyetjet.

“Vetëm vende kaukaziane apo të bardha, zotëri? Apo doni që njerëzit të vijnë nga pjesët e tjera të botës … njerëz me ngjyrë”, tha me zë të lartë Acosta.

Trump i nervozuar ktheu shikimin nga Acosta dhe i tha “Jashtë!”.

Një anëtar i stafit të Trump dëgjohet në sfond duke thënë, “Jim, faleminderit”, para se gazetari i njohur i CNN të dilte nga zyra Ovale.

Acosta shkroi më pas në Twitter, duke akuzuar ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë se donin ta pengonin që të mos bënte pyetje.

Acosta ka qenë ndër kritikët më të mëdhenj të Presidentit Trump dhe është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së dukshme anti-Trump të Presidentit të CNN Worldwide, Jeff Zucker./Gazeta Shqip

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button