Atentati që ndërron gjithçka: Serbia kushtëzon Kosovën

Serbia e kushtëzon vazhdimin e bisedimeve mbi normalizimin në Kosovë me pjesëmarrjen në hetime për vrasjen e Ivanovic’it, Prishtina thotë: Jo!

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuric ka deklaruar të martën mbrëma se Beogradi nuk do të merr pjesë në vazhdimin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën derisa Serbia nuk merr përgjigje mbi vrasjen e Oliver Ivanovic’it, ndërsa nga Prishtina arrin mesazhi se Beogradi nuk do të jetë i përfshirë në hetime për vrasjen e politikanit serb, shkruan portali kroat jutarnji.hr.

Gjuric për televizionin shtetëror serb (RTS) ka thënë se informatat deri te të cilat kanë ardhur organet hetuese serbe tregojnë se fjala është “për organizatën serioze dhe të gjerë”, dhe se informatat po vijnë çdo moment.

“Çdo minutë po marrim informata, dhe gjithnjë e më tepër jam i bindur se kjo nuk rrjedh nga vendi ynë dhe sigurisht as nga serbët e Kosovës. Ne nuk po lusim, por po kërkojmë që organet kosovare menjëherë t’i gjejnë fajtorët dhe t’i dorëzojnë drejtësisë”, ka thënë Gjuric, transmeton gazetametro.net.

Ministri kosovar i drejtësisë Abelard Tahiri e ka hedhur poshtë mundësinë që Beogradi të përfshihet në hetim për vrasjen e Ivanovic’it, kanë publikuar mediet kosovare pas kërkesës nga Beogradi që t’iu mundësohet organeve hetuese të Serbisë të marrin pjesë në hetim.

“Hetimi i takon vetëm institucioneve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka porositur se janë të mirëseardhura të gjitha informatat nga shqiptarët apo serbët, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes, por jo edhe përfshirjen e Beogradit në hetim.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka vlerësuar se vrasja e Ivanovic’it është “akt terrorist” dhe ka kërkuar nga EULEX’i, UNMIK’u dhe nga Policia e Kosovës që organet serbe të marrin pjesë “në hetime dhe zbulimin e të vërtetës” mbi atentatin ndaj Ivanovic’in.

Kryeprokurori i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Shykri Syla ka deklaruar se dy prokurorë po e hetojnë vrasjen e Oliver Ivanovic’it, shqiptari dhe serbi, Nijazi Rexha dhe Jova Radovic.

Njëkohësisht Prokuroria për krim të organizuar në Beograd ka kumtuar se e ka filluar procesin para hetimor me rastin e vrasjes së Ivanovic’it, ndërsa nga policia dhe agjencia e inteligjencës ka kërkuar “mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me veprën penale të terrorizmit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button