Madagaskar, 8 fëmijë të vdekur nga helmimi me mish të breshkës

Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e konsumimit të mishit të breshkës së detit në Madagaskar, ishull në jug të Afrikës, ndërsa dy foshnje kanë ndërruar jetë pasi janë helmuar nga të ushqyerit me gji nga nënat e tyre që kishin konsumuar këtë lloj mishi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shtypit të vendit, tetë fëmijë, prej të cilëve dy foshnje, kanë humbur jetën nga mishi i breshkës në qytetin Antsiranana në veri të vendit, ndërkohë që 16 të tjerë janë hospitalizuar.

Siç thuhet, dy foshnjet e vdekura janë helmuar pasi janë ushqyer me qumështin e nënave të tyre të cilat kanë konsumuar mish të breshkës.

Komandanti i Xhandarmërisë Nacionale Përgjegjës për Komunikim, Herilalatiana Andrianarisaona, tha në një deklaratë se breshkat e detit në vend janë të mbrojtura dhe se konsumimi i tyre është i ndaluar.

Andrianarisaona theksoi se shumë gjuetarë breshkash në rajon arratisen pas incidenteve të helmimit.

Ndërkaq, Manitra Rakotoarivony, Drejtoresha e Shëndetësisë në Antsiranana, rikujtoi se çdo vit përballen me raste të këtilla.

“Ne çdo herë i paralajmërojmë banorët e rajonit të mos hanë mishin e këtyre gjallesave, por askujt nuk i bëhet vonë për faktin se janë të rrezikshme, për arsye të problemeve që ekzistojnë me ushqimin”, u shpreh ajo.

Ndryshe, në Antsiranana rritet në 16 numri i të vdekurve që nga fillimi i vitit si pasojë e helmimit nga konsumi i peshqve dhe breshkave helmuese.

Në periudhën mes muajve nëntor dhe mars, kur temperaturat në këtë vend rriten, algat në fund të detit lëshojnë toksina helmuese.

Meqenëse gjatë këtyre muajve breshkat dhe mbi 20 lloje të peshqve ushqehen me algat helmuese në fund të detit, toksinat e tyre kalojnë në mishin e këtyre gjallesave, konsumi i të cilave mund të jetë vdekjeprurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button