“Emri”, Pavlopulos: Shteti fqinj të respektojë historinë dhe të mos shkaktojë irredentizëm

Një ditë para vazhdimit të negociatave për emrin mes negociatorëve dhe ndërmjetësit Nimic, presidenti grek Pavlopulos tha se Greqia do t’i mbështeste aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, vetëm në rast se kjo e fundit do të përcaktohej për emër me të cilin do ta respektonte historinë, kufijtë dhe nuk do të shkaktonte irredentizëm, njofton Alsat M.

“Ky emër duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe acquis communautaire, dhe për këtë arsye të jetë një emër që së pari respekton të gjithë historinë, jo histori false, dhe së dyti, të mos nxjerrë tendenca të parezistueshme. Nuk mund të zgjidhet asnjë emër që do t’i referohet, madje edhe në mënyrë indirekte, ndryshimit të kufijve. Emri jo vetëm që duhet të respektojë historinë dhe kufijtë, por nuk duhet t’u referohet koncepteve të tjera që gjithashtu shkaktojnë irredentizëm”, tha Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button