Në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Procesi i negociatave Prishtinë-Beograd  do të vazhdojë sot në Bruksel

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi dhe në përbërje të Meliza Haradinaj, Alban Dermaku, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar një ditë më parë një takim më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Energjia, liria e lëvizjes, bashkëpunimi rajonal, janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në këtë fazë të takimeve.

Delegacioni i Kosovës ka shprehur përkushtimin për dialog, më saktësisht për një dialog në funksion të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë atyre që janë të kyçur në këtë proces.

Nga ana tjetër, delegacioni i Beogradit në këto bisedime do të udhëhiqet nga drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Këto janë bisedimet e para midis Kosovës dhe Serbisë  në nivelin eksperto-politik, pas më shumë se 13 muajsh, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button