Veza me dy të kuqe: çfarë do të thotë dhe a janë të sigurta?

Zakonisht një vezë nënkupton një të verdhë dhe një të bardhë, por ndonjëherë ndodh që veza ka dy të verdha dhe quhet vezë e dyfishtë. Nëse provon të thyesh një vezë dhe sheh se ka dy të verdha, a është ajo e sigurt për t’u ngrënë?

Përgjigjja është se jo vetëm që është e sigurt për t’u ngrënë, por thuhet edhe se të sjell fat një vezë e tillë, transmeton Revsita Class.

Si krijohet veza me dy të verdha?

Një vezë me dy të verdha krijohet atëherë kur pula bën dy vezë në një lëvozhgë. Vezët e dyfishta zakonisht i bëjnë pulat e reja. Meqenëse sistemet e tyre riprodhuese nuk janë pjekur plotësisht, ato lëshojnë periodikisht dy të verdha në vend të njërës. Por vezë të tilla mund të bëjnë edhe pulat më të mëdha kur janë në fund të periudhës së tyre të prodhimit të vezëve. Një vezë me dy të verdha është një dukuri e pazakontë vetëm në pamjen e brendshme të një veze, sepse nga jashtë ajo është krejt e zakonshme me vezët e tjera.

Shfaqja e vezëve me dy të verdha mund të lidhet me sigurinë nëse janë të shëndetshme, sepse shpesh ndeshet mendimi se pulat kanë çrregullime të brendshme që sjellin të tilla vezë. Gjithashtu, i njëjti mendim gjendet edhe për kapilarët ose gjurmë gjaku, por edhe shenja mishi që gjenden herë pas here te vezët – edhe ato janë shumë të sigurta për t’u ngrënë. Shumica e vezëve që kanë njolla gjaku apo mishi zbulohen nga laboratorë, sepse nuk shihen me sy të lirë, madje ndonjëherë është e vështirë edhe me laboratorë të tillë të dallohen të gjitha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button