Sfidat për zbatimin dhe respektimin e ligjit për gjuhën shqipe

Kuvendi i Maqedonisë votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kryesisht që ka të bëjë me avancimin dhe përdorimin më të gjërë zyrtar të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend.Shumica parlamentare theksoi se me këtë ligj që u votua nga 69 deputetë, përfshirë edhe ata shqiptarë nga opozita është avancuar përdorimi i gjuhës shqipe, por edhe të komuniteteve të tjera që në disa komuna janë mbi 20 për qind. Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara.

Themelimi i këtyre dy institucioneve është e domosdoshme. Sfida pasuese është se si këto dy institucione do të funksionojnë,rregullimi i organeve të mbrendëshme, dhe ajo më e rëndësishmja përzgjedhja e nënpunësve. Ajo që po përflitet se në këto dy institucione do të sistemohen administratorët që ende nuk kanë një marrëdhënie pune konkrete, do të ishte një fatalitet dhe me automatizëm do të krijojë probleme të shumta për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Në agjencinë për përkthim dhe lekturim duhet një përzgjedhje e veçantë e kuadrit profesional, nënpunësit duhet të kenë përgatitje adekuate profesionale, në të kundërtën, në rast se vendoset që administratorët e pa sistemuar(shtëpiak) të punësohen në këtë agjencion, atëherë pritshmëritë janë të pakta që ky ligj të gjejë zbatim të drejtë dhe efikas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button