Demarkacioni, Kosova në zgjedhje të reja?!

Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e parë për sesionin e ri do të vendosë për procedimin e marrëveshjes në Kryesi dhe nëse atë do ta bëjnë me apo pa rekomandim nga komisioni.

Por, pavarësisht kësaj, qëndrimet e partive karshi marrëveshjes nuk kanë ndryshuar.
Partia e kryeministrit synon që atë marrëveshje ta rrëzojë në Kuvend, derisa PDK-ja synon ta kalojë atë.

E fundit që e ka bërë këtë thirrje është ministrja për integrim Dhurata Hoxha, e cila u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e të mos mbajnë të izoluar kosovarët.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe analisti Artan Murati. Ai u ka bërë thirrje deputetëve t’i japin epilog kësaj çështjeje.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, i parasheh disa skenarë për mbledhjen e së hënës.

Ismaili thotë se pikërisht çështja e demarkacionit mund ta prishë koalicionin qeverisës e vendi të shkojë në zgjedhje.

Pikërisht demarkacioni kishte prishur edhe koalicionin PDK-LDK.

LDK-ja ato kohë nuk kishte arritur t’i siguronte as votat e deputetëve të vet.

E njëri nga deputetët që kundërshtonte fuqishëm në mandatin e kaluar këtë version të marrëveshjes, Shpejtim Bulliqi, aktualisht është në krye të komisionit shtetëror për demarkacion e që akuzon komisionin e kaluar të Mehës se ka falsifikuar harta

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP