Maqedonia e filloi kampionatin hendbollistik me fitore
Në Kampionatin Evropian të hendbollit që po zhvillohet në Kroaci, reprezentacioni i Maqedonisë ka marrë për herë të parë gjatë pjesëmarrjeve të saja në gara fitore në ndeshjen e parë. Sonte Maqedonia ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Sllovenisë me rezultatin përfundimtar 25:24.
Padyshim se vet rezultati dëshmon për një ndeshje të barabartë dhe me shumë rikthime, ndërsa Maqedonia arriti që në fund të jetë shumë më e koncentruar dhe të merr dy pikët e para për të mbajtur kreun me Gjermaninë që më herët e kishte mundur Malin e Zi.
Më efikas te Maqedonia ishte Dejan Manaskov me nëntë gola, ndërsa pas tij ishte Kirill Llazarev me tetë të tjerë. Në xhiron e dytë Maqedonia do të ketë për kundërshtarë reprezentacionin e Malit të Zi. /Portalb.mk/