Ja si të marrim rezultate maksimale nga stërvitja në palestër

Marrja e vendimit për të filluar palestrën shoqërohet me pritshmëritë tona për të patur rezultate sa më shpejt. Por jo gjithmonë ne marrim rezultate ashtu si mund të kishim menduar. Kjo është edhe një nga arsyet që shumë  persona e ndërpresin aktivitetin fizik, pasi nuk kanë më motivim për të vazhduar, shkruan Class.

Ja disa këshilla shumë praktike të cilat i kam zbuluar nga eksperienca ime personale kur kam shkuar për herë të parë në një palestër.

1.Mos qëndroni indiferent

Palestrat janë vende që frekuentohen nga shumë njerëz dhe instruktori nuk mund të ketë gjithmonë mundësi t’ju ndjekë në gjithë proçesin e stërvitjes. Bëni pyetje, mos qëndroni indiferentë. Fakti që instruktori nuk po ju kushton vëmendje, nuk do të thotë se po ju neglizhon ju personalisht.

2. Përcaktoni mënyrën e stërvitjes

Arsyeja kryesore që ne nuk marrim rezultate është mënyra e gabuar e stërvitjes. Nga padija ne stërvitemi ashtu si na ofrohet pa menduar nëse ajo është mënyra duhur. E keni pyetur ndonjëherë veten për çfarë po stërviteni?

Po stërviteni për të humbur peshë, për t’u tonifikuar, për të shtuar masë muskulare, apo thjesht për qenë të shëndetshëm? Vetëm pasi t’i jeni përgjigjur kësaj pyetje mund të zgjidhni dhe mënyrën ë duhur të stërvitjes duke u konsultuar me instruktorin. Duhet të kuptoni që një njeri me fizik të imët dhe të dobët, nuk mund të ushtrohet njëlloj me një njeri që ka si objektiv shtimin e masës muskulare ose humbjen e kilogramëve.

3.Ushqehuni mirë

Çfarë shikoni në pasqyrë është 80% reflektim i asaj që ne hamë, dhe 20% bazohet te aktiviteti  fizik.

Prandaj kushtojini rëndësi ushqimit. Nuk do mundet të merrni rezultate nga palestra nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, sado të jeni duke u lodhur dhe stërvitur.

4. Ushtroni të gjithë pjesët e trupit

Bëni një program stërvitor duke u konsultuar me instruktorin dhe qëndroni besnikë në rutinën tuaj stërvitore. Nëse ndërron mënyrën e stërvitjes sa herë shkon në palestër dhe ushtrohesh pa plan, rezultatet janë akoma larg. Një tjetër gjë shumë e rëndësishme që do doja t’ju thoja është se duhet të ushtroni çdo pjesë të trupit. Aktiviteti fizik duhet koordinuar, nuk mund të filloni palestrën me mendimin për të stërvitur vetëm këmbët apo për të krijuar vetëm fundshpinë. Nëse e nisni me këtë mendim, shumë shpejt edhe do e braktisni palestrën. Unë personalisht i kam ditët e ndara. Të hënën ushtroj këmbët, të martën krahët, një ditë e kam kardio dhe një ditë e kam ditë force, ku punoj më shumë se herët e tjera.

5. Vështirëso shkallën e stërvitjes

Ndodh që të keni marrë rezultate në fillim kur keni filluar palestrën dhe më pas trupi nuk ka ndryshuar më. Në këtë rast për të marrë më shumë rezultate duhet të vështirësoni ushtrimet, të shtoni akoma më shumë pesha. Me kalimin e kohës shkalla e vështirësisë së ushtrimeve duhet të vije duke u rritur në mënyrë graduale. Që të keni progres duhet të bëni progres në ushtrime.

6. Mos u frikësoni nga peshat

Vajzat janë ato që i trembin më shumë ushtrimet me pesha. Jo se mendojnë se nuk munden ti realizojnë,  por mendojnë se nëse ushtrohen me pesha do të ju krijohen muskuj të egzagjeruar dhe një fizik mashkullorë. Kjo nuk është e vërtetën aspak. Prandaj stërvituni me pesha sa më shumë. Ushtrimet e forcës janë ato që japin rezultate të pabesueshme. Të gjitha vajzat me trupa me forma të theksuara dhe muskuj stërviten me pesha.

7. Mos u dorëzoni

Mos u dorëzoni. Rezultatet duan kohën e tyre. Vazhdoni stërvituni sistematiksht dhe prisni të shijoni suksesin, i cili më besoni, vjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP