Veseli: Kosova do t’u qëndrojë pas obligimeve për Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar të shtunën një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, shkruan REL. Në një komunikatë për media të leshura nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Veseli në takim me ambasadorin Delawie ka theksuar se Kosova do t’u qëndrojë pas obligimeve për Gjykatën Specialen.

“Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar”, citohet të ketë thënë Veseli.

Më 22 dhjetor, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës pati ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e kësaj gjykate. Masa nuk ka kaluar, për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, por është thënë se ajo do të sillet sërish në seancë.

Kjo nismë nuk është kundërshtuar as nga liderët e institucioneve qendrore.

Komuniteti ndërkombëtar ka reaguar kundër, duke i ftuar autoritetet kosovare të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën e Posaçme.

Kjo Gjykatë pritet të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që, siç thuhet, “i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP