Zyrtare: Turan befason të gjithë, nënshkruan me Basaksehirin (Foto)

Ylli turk, Arda Turan mund të cilësohet si lojtari më i ri i skuadrës turke, Istanbul Basaksehir.

Turan ka befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij, pasi edhe pse u kërkua nga shumë skuadra të njohura evropiane, ai vendosi të transferohet në Turqi, transmeton Telegrafi.

 Është skuadra e Istanbul Basaksehir që ka nënshkruar nga Barcelona me yllin turk.
Zyrtarizimi i transferimit të Turanit në Turqi është bërë nga vet skuadra turke, Basaksehir, me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar.

“Arda Turan po kthehet në vendlindje tek portokallinjtë”.

“Ky nuk është vetëm transferim i Basaksehirit, por edhe i Turqisë. Urime të gjithëve”, shkruan në ueb-faqen zyrtare të klubit, presidenti Goksel Gumusdag.

 Turan thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa shifrat e transferimit nuk janë bërë ende publike.

Ndryshe, Basaksehir është lider i kampionatit turk këtë sezon me një pikë më shumë se Galatasaray, tri më shumë se Besiktas dhe gjashtë më shumë se Fenerbahce dhe kërkojnë titullin e parë në histori të klubit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP