Shulc thotë se me Merkelin kanë dakorduar formim të Ministrisë evropiane të Financave

Martin Shulc, lideri i Partisë Socialdemokrate gjermane  (SPD) sot deklaroi se pret që bashkimi Evropian të vendosë funksion ministër i Financave. Shulc e dha deklaratën pasi u paralajmërua se është arritur marrëveshje parimore me koalicionin konservativ të kryesuar nga Angela Merkel për formim të qeverisë së re të koalicionit të gjerë në Gjermani të tre partive më të mëdha të majta dhe të djathta. Pyetja rreth asaj se si qeveria e re gjermane do të sillet ndaj bashkimit Evropian ishte një nga çështjet kyçe në negociatat midis Merkelit dhe Shulcit.

“Do të ketë ministër evropian të Financave”, deklaroi Shulc, partia e të cilit angazhohet për lidhje më të thellë të anëtareve të BE-së, me institucione të përbashkëta dhe me mekanizma për ndihmë financiare midis anëtareve të caktuara. Shulc bënte presion që Merkel ta pranojë propozimin e presidentit francez Emanuel Makron për përforcim të BE-së, i cili parashikon formim të Ministrisë së përbashkët evropiane të Financave, edhe krahas skepticizmit në radhët e partisë së Merkelit, ku politikanë me ndikim paralajmëronin se lidhja e këtillë me anëtaret e tjera të BE-së do të thotë se Gjermania në të ardhmen mund të jetë përgjegjëse për borxhet e gjithë unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL