“Facebook mbyll faqet pro-palestineze”

Rrjeti social Facebook në mënyrë të njëanshme ka mbyllur disa faqe pro-palestineze për “nxitje”, një veprim që palestinezët e përshkruajnë si një shkelje flagrante të lirive të mendimit dhe të shprehjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes palestineze Al-Hayat al-Jadida, zyrtarë izraelitë, duke përfshirë ministrin e Drejtësisë Ayelet Shaked, kohën e fundit u takuan me përfaqësuesit e Facebook-ut të cilët ishin kërcënuar me ndjekje penale nëse nuk plotësonin kërkesat e Izraelit për të fshirë llogaritë e disa aktivistëve palestinezë.

Siç raportoi gazeta, vetëm brenda katër muajve të fundit ministri Shaked parashtroi 158 kërkesa të ndara për zyrtarët e Facebook-ut për fshirjen e përmbajtjeve në faqe të ndryshme pro-palestineze në Facebook.

Sipas gazetës, Facebook deri më tani ka përmbushur pothuajse të gjitha kërkesat e ministrit izraelit.

Ghazi Bani Odeh nga Qendra Palestineze për Zhvillimin e Lirive të Medias, një organizatë joqeritare, tha se Izraeli mbështetej në një sërë “arsyetimesh”, për të hequr çdo përmbajtje që konsiderohej “nxitje për dhunë”.

Një ujdi e tillë “ndikon thellësisht në lirinë e shprehjes”, tha për AA Bani Odeh, duke pohuar se dhjetëra llogari pro-palestineze në Facebook ishin mbyllur kohët e fundit.

Vitin e kaluar, shtoi ai, Facebook kishte mbyllur faqen zyrtare të Lëvizjes Fatah të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, pasi që kishte postuar një fotografi të një pushkë-mbajtësi Yasser Arafat.

Sipas Bani Odeh-ut, Facebook kurrë nuk ka ndërmarrë veprime të ngjashme kundër asaj që ai e përshkroi, si “dhjetëra” faqe të Izraelit të njohura për nxitjen e dhunës kundër palestinezëve dhe pronës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP