Shtresat e akullit në Mars mund të jenë burime uji për njerëzit

Shtresat e mëdha të akullit të vërejtura në Mars, mund të jenë burim potencial i ujit për njerëzit që zhvillojnë eksplorime në të ardhmen, kanë thënë kërkuesit e Shteteve të Bashkuara, shkruan REL. Duke i përdorë pamjet nga një anije e agjencisë NASA, e cila është në orbitë, shkencëtarët kanë detektuar tetë vende me akull, disa me lartësi një metër mbi sipërfaqe dhe në thellësi deri në 100 metra ose më tepër, në paralelet e mesme të planetit, theksohet në një raport të publikuar dje në gazetën amerikane, Journal.

Megjithqë për një kohë të gjatë është e njohur se akulli ekziston në Mars, Colin Dundas, nga Qendra e mbikëqyrjes gjeologjike në Shtetet e Bashkuara, tha se “ishte befasuese për të gjetur akull të ekspozuar në sipërfaqe në këto vende”.

Studimi i parë i gjetjes së ujit në Mars ishte publikuar në revistën Science në vitin 2010.

Por, shkencëtarët tash kanë zbuluar se akulli është më i përhapur se që mendohej më parë për ta përdorë si ujë në mbështetje të misioneve eksploruese të ardhshme robotike ose njerëzore, ka thënë Dundas.

Gjetjet e fundit janë të bazuara në pamjet dhe të dhënat e dërguara nga sonda, Mars Reconnaisance Orbiter, i lansuar në vitin 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP