LSDM është kishë për lutje mbarëpopullore

Sasho Ordanovski

Sasho Ordanovski

Do të doja ta informoj LSDM se nga tezja e fqinjit të kunatës time kam dëgjuar se në një fshat rreth Manastirit ( mos ishte Kërçova ose Draçeva?!), gjoja, sa edhe të duket e pabesueshme – e njerëzit më betohen se është ashtu – ekziston NJË njeri të cilit ajo parti nuk i pëlqen!

Nuk e di se si është e mundur që kushdo qoftë, po le të jetë edhe vetëm një njeri, të mos e dojë LSDM?! Sepse, nga ardhja e tyre në pushtet, partia bëri çdo gjë që është në fuqi tokësore, mbitokësore, dhe në veçanti, nëntokësore, t’u pëlqejë të gjithëve në Maqedoni, në vendet fqinje, në rajon, në kontinentin, në botë, edhe më gjerë.

Në atë orvatje, ata nuk njohin as kufizime as pengesa që nuk mund të tejkalohen: kundërshtarët politikë i çmojnë më tepër nga bashkëmendimtarët e tyre, fetarët i duan pakrahasueshëm më tepër nga ateistët të cilët  i kultivojnë shumë më mirë nga lutësit e zotit; konzervativët i ruajnë tre herë më me kujdes nga liberalët të cilët i kanë për zemre; me patriotët garojnë në patriotizëm që i tejkalon edhe ëndrrat më fluide patriotike; të papunësuarit i lusin të punësohen në vend të punësuarve për të cilët nuk ka largime nga puna, për të uriturit do të ndanin nga goja, të ngopurve do t’u shtonin edhe një kafshatë, sindikalistëve u ndajnë K-15, oligarkëve tenderë, personave që ushtrojnë haraç – kompani për sigurim, kompanive farmaciste licenca të reja për paketime të vjetra, shkrimtarëve dhe skribomanëve shpërblime dhe mirënjohje, propagandistëve edhe më tepër para, gazetarëve u hanë nga duart, Shqiptarëve u flejnë në gjoks, para të huajve shtrihen, presidentit i përkulen…Për të djathtit janë më të djathtë, për të majtit – edhe më të majtë, që në rreth të plotë afrohen rrezikshëm deri te skajshmërisht të djathtit; për të varfrit janë mirëbërës, për të pasurit mirëveprues, nëse ju mbyt ajri ju japin transport falas, nëse pini duhan do t’u japin ajër të pastruar…

LSDM u shndërrua edhe në kishë edhe në xhami edhe avre dhe kapellë në të cilën ka ilaç për të gjithë dhe lutje për të gjithë! KOM dhe BFI munden ujin e këmbëve t’ua pinë – edhe për atë LSDM do të sigurojë cisterna dhe transport dhe fjalimi përshëndetës.

Pres që për festën e Pagëzimit, Qeveria, përmes zyrave komunale të hapura posaçërisht, falas të ndajë kova dhe legenë plastik nga Turqia që çdo kush nëpër shtëpitë e veta, pavarësisht nga përkatësia fetare ose jofetare, ta hedh kryqin në ujë, ta kapë, e pastaj të fitojë televizor shtetëror për shpërblim, në të cilin do të mund ta përcjell programin e RTVM për Pashkë, Bajrame, Shën Gjergj dhe Vidovdan.

Kjo në politikë, siç njihet, quhet -popullizëm. I përzier me personalizim dhe konzervativizëm. Te ne, para se të dështojë, quhej Gruevizëm. Në socializëm quhej komunizëm: secilit sipas nevojave, nga çdo kush sipas mundësive, minus mësim fetar. Në zgjedhjet e kaluara njerëzit masovikisht votonin për sdsizëm – – “Jetë për të gjithë!” – ndërsa jeta si baticë i ngriti të gjitha barkat, veçanërisht gliserët e atyre që votuan kundër.

Nën ujë, të mbytur, mbetën mbështetësit e idiotizmit politik, gjegjësisht, disa intelektualë, ateistë, kritikë dhe kritikues të përjetshëm, të cilëve kjo politikë nuk u pëlqen. Ata edhe sot insistojnë në kritere, standarde, reforma, ligje dhe rregulla, e disa, paramendoni, madje marrin guximin të përkujtojnë se shteti i Maqedonisë, sipas Kushtetutës, qenka sekular! Turp.

Sa të këqij: me siguri kanë kërkuar para, pozita dhe privilegje, e nuk u janë dhënë! E tani luajnë kritikët me parime, sikur në pushtet në Maqedoni ende është Familja, kur për secilin kishte çmim, lirim, subvencion, kreditë të volitshme dhe programe për besnikëri, në të cilin nuk merrnin pjesë vetëm budallenjtë që ndihmonin LSDM të vijë në pushtet.

Unë mendoj se të tillëve, madje edhe nëse kërkojnë, tani të mos u jepen kova shtetërore për Ditën e Pagëzimit, të mos kenë ku ta hedhin kryqin dhe ta kapin kryqin, dhe të mbeten pa televizorë. E të shoh pastaj, ku do ta shohin programin e RTVM për Pashkë, Bajrame, Shën Gjergje e Vidovdane.

Bukur. Ky është Plani A. I cili ditë e më tepër i ngjan Planit B.

BURIMI: Civilalb.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP